SHKODER- Mbi 50 banesa rrezikojnë të përmbyten nga vershimi i lumit Kir në fshatin Bleran në komunën Rrethina në Shkodër. Reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që lumi Kir të dal nga shtrati i tij dhe të vërshojë në rrugën që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të komunës duke rrezikuar shembjen e saj nga gërryerja.
Banorët apelojnë për ndërhyrje emergjente pasi në rast se nuk ndërhyhet, vërshimi i Kirit rrezikon përmbytjen e banesave që gjenden në anën tjetër të rrugës.
Situata ka ardhur duke u vështirësuar për banorët e Bardhajve pasi shirat e rrëmbyeshëm në zonën e Dukagjinit kanë fryrë ndjeshëm lumin Kir i cili prej ditësh është duke gërryer dhjetra dynym tokë bujqësore ndërsa po kërcenon seriozisht banesat e fshatarëve. Sipas banorëvë kjo situatë është shkaktuar nga ndërhyrja e pastudiuar në shtratin e lumit Kir nga firmat e ndryshme të inerteve të cilat kanë devijuar shtratin e Kirit që tashmë po gërryen cdo gjë në këtë zonë.
DJE ISHIN 3070 HA NEN UJE
Ndërkohë që shifrat e dhëna dje nga prefektura e Shkodres në lidhje me sipërfaqen e përmbytur vijojnë të jenë kontradiktore nga ditë në ditë. Ndërsa të dielen pasdite nën ujë sipas prefekturës së Shkodres kanë qënë afro 4300 ha tokë bujqësore dhe 425 shtëpi të izoluara nga uji mengjesin e së hënës situata është përmirësuar krejt papritur sipas njoftimit të prefekturës me 3070 ha tokë bujqësore nën ujë dhe me 381 shtëpi të izoluara. Ky përmirësim nuk shpjegohet sesi ka ndodhur ndërsa reshjet e shiut kanë rifilluar dhe liqeni është pothuajse në të njëjtat kuota të 24 orëve më parë
Në të gjitha njoftimet e shpërndara nga prefektura e Shkodres nuk jepet asnjë informacion mbi situatën në komunën e Velipojës ku nën ujë sipas kësaj komune gjendet fshatrat e Luarzit dhe Çasit. Një ditë shifrat ulen dhe një ditë tjetër ato rriten pa u shpjeguar nga askush sesi ndodh kjo gjë ndërsa sipërfaqja e zonës nën ujë vijon të mbetët po ajo e nga ana tjeter banorët po vuajnë pasojat e kësaj situate.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com