SHKODER – Tre të rinj janë në gjendje kritike për jetën pasi automjeti i tyre Fuoristradë ka rënë në një humnerë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shosh - Shkodër.

Sipas policisë së Shkodrës, Fuoristrada Land Rover me targa LE 7751 A ka rënë nga rreth 50 m lartësi duke përfunduar në humnerë. Për pasojë, tre të rinjtë brenda tij, të tre banorë të fshatit Ndreaj, kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjëndje kritike për jetën.

Sipas efektivëve të policisë, të plagosur janë: drejtuesi i makinës Gjin Martin Gjoni, 30 vjeç nga fshati Ndreaj; Gjergj Kol Nika, 19 vjeç dhe Palmir Nika Kulla, 20 vjeç të tre këta banorë nga zona e Dukagjinit. Ndërkaq, Ministria e Shendëtsisë ka dërguar helikopterin për transportimin e të plagosurve.

Të tre të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë rrëshqitja e Fuoristradës.

te plagosurit te ushtaraku me logo
(Në foto: Helikopteri sjell të plagosurit në Spitalin e Traumës në Tiranë)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)