SHKODËR - Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të dielë në qendër të qytetit të Shkodrës.
Makina ka marrë flakë në lagjen “Qemal Stafa” ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfikësja.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e flakëve nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje që regjistrohet në Shkodër.