SHKODËR- Jozef Palushani 28-vjeç nga Vau i Dejës, administrator dhe Felicia Pop, 36-vjeç nga Rumania, menaxhere e një "Call Center" në Shkodër kanë rënë në pranga ndërsa 7 punonjës janë vënë nën hetim pasi mashtronin përmes bursës, ndërsa janë në kërkim dhe 2 organizatorët.
Po ashtu, janë shpallu në kërkim dhe 3 persona të tjerë Eduart Spasari, 34-vjeç nga Shkodra; David Shpiel nga Izraeli si dhe L.GJ, 25-vjeç nga Tirana me detyrë specialist teknologjie pranë këtij call center. Gjatë kontrollit në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku ndodhej subjekti janë gjetur dhe sekuestruar 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.
Nga hetimet rezultoi se 2 të arrestuarit, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.
Persona e vënë nën hetim për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik" janë: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara, ndërsa janë vënë nën hetim dhe një 25-vjeçar me iniciale A. U., 25 vjeç dhe një 34-vjeçar me iniciale S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Komente

