Në qendër të Shkodrës, Policia Bashkiake ka ndërhyrë duke hequr një tabelë të vendosur nga Myftinia Shkodër, e cila mbante një mesazh kundër grabitjes së pronave.
Ndërhyrja është bërë me argumentin se tabela ishte vendosur pa leje në hapësirë publike. Veprimi është kundërshtuar nga përfaqësues të Myftinisë, të cilët kanë deklaruar se tabela ndodhej aty prej disa muajsh dhe se institucioni nuk ka marrë asnjë njoftim apo shkresë paralajmëruese për heqjen e saj.
“Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, në Ditën e Kiametit Allahu ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”,- shkruhej në tabelë.
Mesazhi i vendosur nga Myftinia lidhej me debatin mbi ndërtimin e kullës 35-katëshe në qendër të qytetit, për të cilën komuniteti mysliman ka deklaruar më herët se po ndërtohet në tokë që i përket Myftinisë Shkodër.
Komente






/S'behet vreshti me urata,por me shata e lopata/-thote populli.Ne kete rast nuk ruhet /vreshti me anatemime,aq me teper kur thoni /Allahu ka per t'i varur ne qafe 7 pale toke/.Ata qe ja kane vene syrin atij trualli e do te ndertojne Gotzillen e Shkodres,u eshte bere syri baker per nje cike toke,ku t'i gjejne ato 7 pale toke,a ka mundesi t'ju varen dhe 79,vetem te kene mundesi te ndertojne mbi to kulla te tjera! S.d.q le te behemi serioze.Nga nje ane nuk zgjidhet kjo ceshtje me mallkime e pankarta,por filloni veprimet ne SPAK.Sa per pankarten,une e shikoj si forme proteste qe duhet marre leje,por dhe si e drejte e shprehjes se lirise se mendimit,per te cilin nuk ke nevoje per leje.
Përgjigju