SHKODER- Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila u hodh nga ura mbi Lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, duke shkaktuar një tragjedi të tmerrshme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse Gjykata pranon këtë masë dënimi për Arrazin reduktohet në 4 vite burgim.
Ndaj tij rëndojnë dyshimet për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” në dëm të bashkëshortes së tij, Alma Arrazi.
Nga hetimet ka rezultuar se Erdgys Arrazi ka shtyrë Almën drejt aktit të vetëflijimit për shkak të sjelljes diskredituese, që ka cenuar dinjitetin e saj.
Lidhur me 3 fëmijët, është regjistruar vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, është pushuar çështje. 39-vjeçarja Arrazi u hodh nga ura e Lumit të Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, pak minuta pasi ishte ndarë nga kunata e saj.
Pas ngjarjes tragjedike, policia vuri në pranga Erdgys Arrazin, i cili pret tashmë verdiktin e drejtësisë.
Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës në Shkodër bashkë me ta. Ngjarja tragjike u shënua mbrëmjen e 2 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjece.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Çelet ekspozita me veprat e fotografëve Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta në Muzeun ‘Marubi’
21 Mars, 17:35
-
Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër (VIDEO)
21 Mars, 09:08
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, neomalsorja bënë kërkesën e veçantë: 2 vajza duhet të më zëvendësojnë në punët e bujtinës
20 Mars, 18:08
-
Aksidenti në Shkodër-Velipojë/ Report TV siguron pamjet e rënda kur 25-vjeçari me motor përplaset me makinën
20 Mars, 15:04
-
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
20 Mars, 14:16
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Më 11 maj ndahet burri nga gënjeshtari
19 Mars, 20:16
-
Shkodër/ Xhamia e Plumbit i kthehet besimtarëve në maj, ministri Gonxhja: I rikthejmë vlerat historike dhe arkitekturore
19 Mars, 15:28
-
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
19 Mars, 15:09
-
Ishte në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
19 Mars, 10:21
-
'Kujt ia kanë paguar 700 mijë euro kandidatët e tu në listën e mbyllur'/ Kandidati i Bashës i përgjigjet Berishës: Pse nuk i pyete shkodranët për bashkinë që ia shite Benet Becit?
18 Mars, 23:12
-
Zgjedhjet, Berisha kërkon të marrë Shkodrën me kandidatë të pandehur të SPAK! Fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni! Në 'luftë' dhe me Tom Doshin
18 Mars, 21:25