Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për dy persona pas gjatë kontrolleve në makinën që po lëviznin iu gjetën 3 armë gjahu me leje, një xhup me mbishkrimin “Policia”, municion luftarak dhe dy radio marrës-dhënës.
Dy shtetasit u ndaluan nga uniformat blu në fshatin Domen.
Armët dhe sendet e tjera u sekuestruan si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.
Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Komente







