Një pacient 52-vjeçar me hipertension arterial të pakontrolluar prej vitesh është trajtuar me sukses në spitalin rajonal të Shkodrës, pas diagnostikimit të stenozës kritike të arteries renale të majtë.

Në një njoftim Ministria e Shëndetësisë bën me dije se “stenoza e arteries renale përbën një nga shkaqet e rëndësishme të hipertensionit renovaskular dhe kërkon diagnostikim të specializuar, si edhe ndërhyrje të përshtatshme për rikthimin e qarkullimit normal të gjakut”.

Sipas MSHMS-së, pacienti iu nënshtrua një procedure të avancuar të angioplastikës endovaskulare, gjatë së cilës u vendos një stent i medikuar.

Ndërhyrja mundësoi rikthimin e qarkullimit të gjakut në arterien renale, duke krijuar kushte për kontroll më të mirë të tensionit arterial dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal Shkodër ku një pacient 52-vjeçar me hipertension arterial të pakontrolluar prej vitesh u trajtua me sukses pas diagnostikimit të një stenoze kritike të arteries renale të majtë, një shkak i rëndësishëm i hipertensionit renovaskular.

Përmes një procedure të avancuar të angioplastikës endovaskulare dhe vendosjes së një stenti të medikuar, u rikthye qarkullimi normal i gjakut, duke krijuar mundësi për kontroll më të mirë të tensionit arterial dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientit.

Ky intervenim u realizua falë bashkëpunimit të Shërbimit të Hemodinamikës dhe Kirurgjisë Vaskulare, duke dëshmuar nivelin e lartë profesional dhe kapacitetet moderne që ofron Spitali Rajonal Shkodër.

Falënderime ekipit operator:

Dr. Gledis Zaimi

Dr. Besmir Grizhja

Dr. Aurel Demiraj

Inf. Afrim Bashi

Inf. Ermal Dibra

Përgëzime për profesionalizmin dhe përkushtimin në shërbim të pacientëve!