Shkodër/ Mjeti del nga rruga dhe merr flakë, në të udhëtonte familja me 4 persona, transportohen në spital

Shkodër- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën Shirokë, në Shkodër.

Sipas policisë, mjeti me drejtues Mirjan Bushaj, 39- vjeç ka qenë në lëvizje dhe si pasojë e një shkëndije elektrike ka humbur kontrollin dhe makina ka marrë flakë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, në sarboratorin e makinës që ishte me benzinë.

Një familje me 4 persona mes të cilëve edhe fëmijë ishin duke udhëtuar me mjetin, që u përfshi nga flaka. Ata janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 12:10, në Shirokë, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin Mirjan Bushaj, 39 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin