SHKODËR - Policia ne Shkodrës ndaloi sot kryeplakun e fshatit Bruçaj, komuna Pult, pasi nuk ka kryer detyrën e informimit për kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë se qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se ndalimi i 57- vjeçarit Mhill Demaj, banues në fshatin Grudë e Re, komuna Rrethina u bë, pasi duke qenë me detyrë kryeplak i fshatit Bruçaj, komuna Pult, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela, ku ishin kultivuar 16.300 rrënjë canabis  sattiva. /ATSH/