Shkodër/ Nis kampionati Europian i Futsallit për Priftërinj! Pjesëmarrës 17 shtete dhe 224 lojtarë, zgjat nga 6-9 shkurt

Për herë të parë në vendin tonë po mbahet kampionati evropian i futsallës për priftërinjtë, ku në Shkodër po marrin pjesë 17 shtete në edicionin e 16 të këtij kompeticioni.

Në ditën e parë edhe interesimi i tifozëve ka qenë i lartë, ndërsa për organizatorët ky kampionat shkon përtej garës sportive.

“Kjo është vëllazëria. Sporti na lejon të tejkalojmë ndasitë siç mund të jetë nacionalizmi. Kjo është një mënyrë për të njohur edhe Shkodrën pasi janë më shumë se 224 persona nga 17 shtete të ndryshme.”- tha Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvnore.

Në këtë kampionat europian, si kapiten i kombëtares por edhe si një prej organizatorëve, është Dom Mark Shtjefni.

“Më thënë të drejtën jemi shumë të kënaqur sepse është një event që nuk përfshin vetëm priftërinjtë, por edhe ambientin, vendin ku ne marrim pjesë. Këtë e kemi edhe si përvojë nga vendet e tjera që ne kemi shkuar për të marrë pjesë. E donim këtë kampionat edhe në Shqipëri për të transmetuar kulturën e sportit, harmonisë, gëzimit sepse sporti është një mjet bashkimi dhe komunikimi. Besoj që deri në këto momente ia kemi arritur.”- u shpreh Dom Mark Shtjefni.

Kampionati evropian i futsallit në Shkodër do të zgjasë nga data 6 deri më 9 shkurt, ndërsa shtet pjesëmarrëse janë Kroacia, Italia, Çekia, Bjellorusia, Mali i Zi, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Serbia, Kazakistani, Portugalia, Austria, Sllovenia, Kosova, Polonia dhe Bosnja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen