Ka nisur sot në zonën e Reçit në Shkodër fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Me një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se kjo metodë është e certifikuar nga BE dhe siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti.
"Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar", shkruan Rama.
E pranishme në nisje të fushatës, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi angazhimin e saj për ta çuar këtë praktikë deri në fund, ndërsa shtoi se hedhja e këtyer insketeve duhet të vijojë për një periudhë 5 deri në 7 vite.
"Mbrojtësi biologjik është jo shumë e hapur. Është prodhuar në Amerikë dhe Japoni dhe vjen e shpërndahet në Europë. Beteja për ta siguruar nuk është shumë e lehtë, Shqipëria duhej të ishte përgatitur për këtë gjë. Unë jam angazhuar personalisht ta çoj këtë deri në fund, të gjitha rekomandimet ndërkombëtare thonë që ky mbrojtës duhet ët ketë një vazhdimësi në përhapje 5 deri në 7 vjet", tha Ministrja.