SHKODËR - Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Ahmet Haxhia’.
Sipas policisë bëhet me dije se në orën 21:15, një makinë e parkuar në pronësi të E.K., 38 vjeç mori flakë dhe u dogj. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po heton për rrethanat e rastit. Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Komento