Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Ato kanë bojkotuar mësimin pasi që prej fillimit të vitit akademik nuk kanë marrë bursat nga ana e Ministrisë së linjës dhe bashkisë Vau i Dejës.
Drejtoria thote që janë kryer të gjtha procedurat ne kohe dhe pritet miratimi brenda pak ditesh.
Janë mbi 150 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompensuara.
Ne do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhje të problematikës. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematikë. Nuk i dimë arsyet, por pa marrë paratë ne nuk hyjmë në mësim, vijmë edhe nga zona të largëta.
Nxënësit e shkollës "Ndre Mjeda"
(Protesta e nxënësve të shkollës "Ndre Mjeda" në Shkodër)