Shkodër, orteqet bllokojnë rrugën
Bogë-Theth, hapet pas pak ditësh

Shkodër, orteqet bllokojnë rrugën<br />Bogë-Theth, hapet pas pak ditësh
SHKODER - Brenda pak ditësh, rruga Bogë–Theth e cila që prej nëntorit të 2012 qëndron e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës e orteqeve pritet të hapet këto ditë, pas 6 muajsh do të zhbllokohet nga dëbora.

Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i rrugëve rurale, Dedë Tonaj, i cili në një intervistë për mediat, ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet ky aks rrugor, i cili sqaron se këto ditë rruga është bërë më e vështirë si rezultat i shembjes së disa orteqeve me dëborë që e kane lënë të izoluar këtë zonë.  

Rruga Bogë –Theth në zonën e Dukagjinit është një nga segmentet me të rrezikshme, jo vetëm për shkak të lartësisë së saj me mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, por përbën një rrezikshmëri edhe nga orteqet, të cilët mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish.

Ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugëve Rurale, por më shumë falë rritjes së temperaturave, ky segment pritet të vihet në efiçencë të plotë, duke i hapur rrugë edhe vizitorëve, të cilët i drejtohen pikës turistike të Thethit, një prej perlave të natyrës shqiptare.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim