Policia e Shkodrës bën me dije se dy të rinj, mëngjesin e kësaj të hëne janë paraqitur në spitalin e qytetit të plagosur me mjete prerëse.
Mësohet se më datë 07.08.2017, rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në orën 04:16, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes dhe lidhjes së dy të rinjve me njëri-tjetrin.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të cilët këta shtetas do procedohen në gjëndje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com