Shkodër, pedonalja 'Kolë Idromeno' pastrohet nga tavolinat e lokaleve

Pedonalja 'Kole Idromeno' në Shkodër është liruar nga bizneset të cilët kishin uzurpuar edhe hapësirën publike. Pas njoftimit nga Bashkia e Shkodrës për aksionin e lirimit të hapësirave, bizneset kanë liruar vullnetarisht këto hapësira, duke respektuar afatin final që ishte dita e sotme.

Kryeinspektori i IMT Shkodër Gent Ibro, tha se ishin 17 biznese të cilët kishin zënë hapësirën, ndërsa shtoi se nëse tentohet sërish, do përballen me forcën e ligjit.

Ai deklaroi se aksionet do vazhdojnë me lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna nga bizneset private në forme abuzive.

Aksioni i Bashkisë Shkodër erdhi pas kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve, për të çliruar zonën muzeale nga strukturat e vendosura në mesin e saj.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 28/04/2022 14:39

    Po kafen ku me e pi maje plepave?

    Përgjigju
  • Jimi: 28/04/2022 13:10

    E nje ta gje dhe ne tirane, ,,nuk kane lene trotuar pa vene karige e tavolina....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë