Shkodër-Një mjet ka marrë flakë në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Automjeti tip Benz ka qenë në lëvizje tek vendi i njohur si 'Shkalla e Bushtres'.

Drejtuesi i mjetiti ishte i vetëm në automjet, ndërsa ka mundur që të dalë pa dëmtime nga mjeti.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina është shkrumbuar totalisht.

Në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.