Ditën e sotme në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe rektori i "Luigj Gurakuqi" te Shkodrës, Adem Bekteshi i cili është shprehur se ka një rënie të konsiderueshme të numrit të studentëve që janë regjistruar deri më tani në krahasim me një vit më parë.
"Në raundi e parë janë regjistruar gjithsej 700 nxënës 46.5 % të kuatova në të gjithë Universitetin. Sivjet regjistrimet janë ulur 19.6% dhe kjo ulje vjen për dy arsye. Efekti i mesatares, dhe e dyta numri i nxënësve në shkollat e mesme që është ulur. Kjo natyrisht ka ndikuar. Po ta krahasojmë me dy vite më parë. ulja ka qenë 20.7 %. Mbajtja e një ritmi tregon se nxënësit e preferojnë UNV e Shkodrës. Për raundin e Parë Shkodra është i pari në të gjithë Universitetet e rretheve. Por megjithatë Universitet që janë të specializuara anë regjistrime më të larta, si sportet , mjekësia, arte. Ndoshta në të ardhmen edhe rrethet mund të specializohen. Të jenë unike. Infermieri, mami dhe fizioterapi janë më të plotësuarat. Mësuesia regjistrime më të ulëta. Mesatarja mbi 7.5 ka penalizuar shumë." ka thënë ndër të tjera Bekteshi.
Megjithatë krahasuar me vitet e fundit universiteti i Shkodrës këtë vit ka një shifër të kënaqshme të studentëve të regjistruar me mbi 700.
Në fazën e dytë të regjistrimeve në universitetin e Shkodrës, rektori Bekteshi thotë se parashikon që të mos mbyllet asnjë degë ndërsa iu bën thirrje studentëve që të regjistrohen. Bekteshi ka shpjeguar se në total janë edhe dy faza regjistrimesh, nga ku synohet që të ruhet numri i studentëve krahasuar me vitet e fundit.
Rektori i universitetit te Shkodres, Adem Bekteshi ka komentuar edhe mbi rastin e pedagogut te Elbasanit i cili kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës. Bekteshi ka thënë se në Shkodër nuk beson të ketë vend për të tilla raste.
sigurisht, sa te jete Gasper Kokaj , me 300 € provimin ai do jete universiteti me i mire
Përgjigju