Arrestohet vëllai i sekretarit të PD në Elbasan, pedagogu me makinë luksoze i kërkoi seks dhe dhurata studentes për provimet (VD)

Arrestohet vëllai i sekretarit të PD në Elbasan, pedagogu me makinë luksoze i kërkoi seks dhe dhurata studentes për provimet (VD)

Denis Himçi

Policia e Elbasanit ka arrestuar vëllanë e sekretarit të PD në Elbasan, Blendi Himçi,  Denis Himçi, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ndalimi i Denis Himçit ka ardhur pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi shfaqet me një makinë luksoze tip 'Audi', ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave. Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Takimi  i parë:

Studentja 1- Hë re erdhe? 5 minuta,- tha.

Studentja 2- Më fal! Po ça kanë me mua?

Profesori- Për ty po ju them unë, por ja s’kam gjë.

Studentja 2- Po unë harrova.

Profesori- Të lutem! Në qoftë se ke nda mendjen të vish të kalosh provimet, duhet me fillu! Sot është e enjte, nesër e premte, nuk e di sa orë keni ju. Nga e hëna ti duhet të vish të bësh, jo një ditë, por asnjë orë!

Studentja 2- Hm…

Profesori- Duhet të jesh në kontakt ktu, të shohim ça do bajmë, unë e kam sinqerisht të shohim si do ta rregullojmë, që të dalim, se me kto të dyja mbarova punë unë, të dal te ty.

Studentja 2- Po ikni pastaj goca!

Profesori – Prit o, ta mbaroj! Do ikim, do çohemi të gjithë.

Studentja 2- Futuni në mësim!

Profesori- Atëherë, ti ke vetëm një avantazh, që të do Zoti shumë dhe kur të do Zoti shumë, përkthehet, që ti ke fatin, që Dajana ka mungu gati gjithë semestrin e dytë, pak a shumë njësoj si ty, kur numëron notat dhe për shkak të gjendjes shëndetësore më tha, që Dajana me vendim të departamentit, do e fusin. Dëgjon apo s’dëgjon? Pse më duket sikur dhe ty të do Zoti sot. Të njëjtën gjë do bësh edhe ti, ti nuk do thuash, që shiko bëra qejf, të thuash kshu, të mbushësh dynjanë!

Studentja 1- Kam pas probleme shëndetësore.

Profesori- Kam pas probleme shëndetësore, ika në Itali.., të gjithë rrejnë. Ika jashtë shtetit, u vizitova, dyshojshim, futja më kot dyshojshim për sëmundje të keqe, që të marrim vendim me Ardianin, dhe po s’e morri Ardiani, do ta bëj me kokën time për një vit do të fus në provime, do të shikoj si të ecin gjanat.

Profesori- Për këto, që të thashë, sa më shumë kreditet, që ke. Pastaj kto të semestrit të parë provimit, këto të semestrit të parë, se ti tani je për.., se shife ku është problemi jot! Ti jep provimet e vitit të dytë, të vitit të parë dhe vitit të dytë për semestrin e dytë, jo për semestrin e parë s’i jep dot. Domethënë gjithë provimet e semestrit të parë dhe gjithë provimet e semestrit të parë të vitit të dytë, ti nuk i jep dot tani!

Studentja- Hë, hë…

Profesori- Kështu që do i japësh në shtator! Kshu tani duhet të kapësh semestrin  dytë! (përshëndet njërin). Mirë? Qysh jeni? E kuptove?

Studentja- Hë, hë, e mora vesh, po!

Profesori- Tani dy gjëra: më ndiq një sekondë! Mu nuk do m’ shkruash gjëra domethënë, do komunikosh vetëm te WhatsAppi dhe mos më shkruaj për provimin, gjana, se s’kam për të kthyer përgjigje, se do të kthej përgjigje shumë keq. Mos më thuj mu, kshu profesor, kam nesër provim. Presor, ku je? Dua të takoj pak!

Studentja- Ok! Në rregull!

Profesori- Se un jam.., do më nxjerri kronika e zezë, pastaj.

Studentja- Ok! Në rregull! Kshu do ta bëjmë!

Studentja- Takohemi nesër!

Pasi në takimin e parë profesori i tha studentes së “e do Zoti shumë”, në takimin e dytë nuk vonoi t’i kërkonte puthje.

Takimi i Dytë:

Studentja- Se s’e marr vesh! Më kupton?

Profesori- Mendova më mirë, që të kishte rini edhe më duket, se do të çoj në një lokal peshku.

Studentja- Po më dhëmb dhe koka, jam e sëmurë.

Profesori- Ça të dhëmb? Të kanë ardhur ato?

Studentja- Hë..!

Profesori- Të kanë ardhur ato? Je keq? Të dhëmbin veshkat? Po shyqyr, që erdhën nuk thuj?!…

Studentja- Po, mirë!

Profesori- Se, kur nuk të vijnë, nuk është gjë e mirë, moj!

Studentja- Eh! Mirë e ke!

Studentja– Ore do ma shpjegosh tani muhabetin e shkollës tamam, ça duhet të bëj unë për atë provimin? Janë gjithë ato provime, se unë po mos mora ktë shk…  

Studentja –Të të them, më thuaj stresi jonë!

Profesori- Po të them una, hiqe stresin komplet!

Studentja- Po si mor burrë?! Më thuaj ti mua, si mund të marr provimin, që të jem unë.., të heq stresin?

Profesori- Baj gjumin rehat! Rri afër meje!

Studentja- Hmhm.. tashi e kam seriozisht! Do ma shpjegosh tamam?

Profesori- Dhe unë seriozisht e kam!

Studentja- Hajde, të ma shpjegosh tamam tashi! Ca duhet të bëj unë tani?

Profesori- Asnjë gjë!

Studentja- Po si, po neve s’rrimë kot, ça duhet të mësoj a, duhet ça?

Profesori- Ashtu po, do të ndihmoj unë, avash- avash edhe të tjerëve. Neve do të krijojmë, do bëjmë diçka, do vemi tani bashkë, mbasi të pimë kafen ktu, do ikim lart te Universiteti, do marrim te sekretaria ça provimesh ke ti, të semestrit të parë, të vitit të parë të semestrit të dytë, se ti s’ke hy te asnjë më duket dhe do i marrim 1,2,3,5,10…Pastaj do marrim dhe provimet, që ke semestrin e dytë, se ça mund të hysh, unë do të jap për shembull, që ti të futesh në dy provime, do fitosh dy provime. Fiton tani, që kur të vish, që në 1 shtator, ti të kesh mbaru. Në shtator, ti të kesh provimet, e meqë ke marrë mungesa, të japësh provimet e  semestrit të parë të vitit të dytë! Një nga këto është letërsia, që është prapë me mu.

Studentja- Hë, hë..!

Profesori- Dhe në shtator, ti po të ecësh me këto ritme, do kesh 3-4 provime dhe ecën në vit të tretë! Rri ok!

Studentja- Nuk është, se i kuptoj tamam.

Profesori- S’më kupton?! Mirë, do marr një laps e një letër.

Profesori- Mallku qoftë ai, që s’të do ty!

Studentja- Ça ti bëjmë tani, që s’më duan?!

Profesori- Kurse dje ma more për keq! Unë po bëja shaka.

Studentja- Po jo more se s’ta morra për keq!

Profesori- Po lëre!

Studentja- Për Zotin e madh!

Profesori- Unë thashë, ngaqë the ashtu, unë thashë të vij dhe unë thashë shtrihemi të dy, direkt ti…

Studentja- Nuk e mora për keq, po thjesht nuk kam internet në shpi jam pa te, jam dreq.

Profesori- A mund ta paguj unë internetin? Vetëm të komunikojmë dhe hajd bëj ofertën! Do ma bash, do ma bash ktë nder?!

Studentja- Jo more! Nuk e kam për ktë arsye, se nuk kam mirë telefonin!

Profesori- Ma plotëso këtë dëshirë! Vetëm flasim lirshëm, se do thush pastaj, jo po s’dëgjova, jo po s’hodha dot foto, se s’kam internet. A mund të ma plotësosh këtë dëshirë të lutem?

Profesori- Ore të bëj një pyetje una? Ça do ti nga jeta? Kjo është shumë e sinqertë. Supozojmë, se unë jam një engjëll e kam ardhë, të plotësoj dëshirat e tuja nga A te ZH-ja…

Studentja- O profesori im i dashur! Unë nga jeta ime dua, që të mbaroj një shkollë, të futem në një punë, si e thjeshtë, nuk dua shumë nga jeta ime!

Profesori- Atëherë, po sikur unë t’premtoj shumë sinqerisht, domethënë pa.., pa asnjëlloj interesi, në mënyrë, që të mos mendosh ti, që presori po e bën për lekë.

Studentja- Hë!

Profesori- Ti shkollën do ta mbarosh, se më do mu trapi! Po ta them kshu! Thjesht un kam një kshu, më ka picku bleta e për momentin, më ka picku bleta.

Profesori- Se mos thosh noi nate, hajde dalim të dy! Apo s’të lë i dashuri?

Studentja- Hë?

Profesori- Hë mendoje përgjigjen!

Studentja- Unë s’kam të dashur unë, o burrë!

Profesori- Hë, hë! Ca ke?

Studentja- S’kam të dashur.

Profesori- Po pse s’ke të dashur?

Studentja- Shiko, ku e çon muhabetin! Unë po them provimet, ai thotë të dashur, do dalim..

Profesori- Po pse mos dalim?

Profesori- (I thotë kamarierit) Më sill një laps, më sill e një letër të lutem! Një letër, letër..!

Profesori- Pastaj do vemë te sekretari, do i marrim me radhë provimet, do i shkruajmë me data, data do vish filan, data do vish filan dhe do bisedosh me Anën! Do marrësh çfarë të duash nga Ana, se ka të tre konspektime. Thuaj të lutem, m’i jep, që t’i mësoj çikë! Të mësosh 5 gjana dhe të mos hysh! Mendo, unë po të fus në provimin, do thuash dy llafe! Kosto zero. Ka nai gjë kaq të paqartë, që s’të shpjegova unë?!

Studentja- Ma jep ktë letrën këtu!

Profesori- Po prit, se do ikim të marrim datat, ajo është kot, thjesht!

Studentja- Mirë, le ta kem këtë, është i imi ky!

Profesori- Po shtrimi më sa bukur e fol, çojmë gjet masazh të fërkojmë, te “Frontera”, të cojmë në Tiranë, të marrë atë shoqen time, të bësh atë, masazh quhet, ke dëshirë kshu, apo s’të pëlqejn kto gjëra? Shkon naiherë, të çoj tek “Frontera”, e ke dhuratë prej meje. Kur të dush, mund të ikësh që tash, që sot, ose më pyt, kur do ikësh, t’i them asaj, mu te blloku e ke.

Studentja- Në bllok, ahh…!

Profesori- Në bllok’t re!

Profesori- Me të futme prapë, kishe.., ha mut ti, unë flas.., ti…

Profesori- Do ikim pra, po unë po flas.., ti… Ça më intereson kjo mu, kur s’ka feedback! Ca më intereson?!

Studentja- Shumë mirë!

Profesori- Ec, po hë..!

Studentja- E gjeta!

Profesori- Bravo! Do më japësh noi patate? Noi gjellë?

Profesori- Hë! Kur s’do ta kuptosh…

Studentja- Jo, se s’du ta kuptoj!

Profesori- Nuk do, jemi të dy ktu neve…

Studentja- Eh, jemi…

Profesori- Ça mund, meqë ti i di llafet, ça mund të bëhesh një gjë të mirë, ktu tani, në ktë moment, se po trembesh.

Studentja- Jo mo, nuk po auuuu, u trasha për kokë time!

Profesori- Një puthje, më! Një puthje, se ma nxive jetën!

Studentja- Ahhhh…

Profesori– Diçka kupton nga një puthje. Kaq më lal, kaq! Kaq! Kaq!

Studentja- S’e dijsha.

(Profesori afrohet dhe e puth studenten)

Profesori- Tani qite atë çimçakiz më! Ku e ndave atë cimçakizin ti re? Seriozisht e kishe ktë? E kishe puthje?! Bravo! Do iki të vras veten! Kjo ishte puthje?!…

Studentja- Ktë kërkove profesori im i dashur! Ca i ke kto?

Profesori- Puthje ishte kjo?!

Studentja- Po!

Profesori- Hajde tashi!

Studentja- Po afrohu!

Studentja- Jamëëëë.., nuk e di domethënë…,nuk kam ardhur e përgatitur profesor.

Profesori- Do kishe ardh e përgatitme, edhe po s’u përgatite, e lexon shpejt e shpejt.

Studentja- Eh.., e lexoj vërtet unë, profesor!

Profesori- Një puthje!

Studentja- Po tashi, shiko! Se ti ke arritur një stad në stadin e profesorit, unë s’kam arritur akoma, nuk jam aq e shkathët.

Profesori- Po ç’ke ti? Do të baj unë llafe burrash! Të jap fjalën!

(Profesori afrohet dhe e puth prapë)

Profesori- Të lutem fute çik mbrapa! (çantën)

Studentja- Ajji… hiqe mbrapa!

Profesori- Të lutem! Më puth edhe ti mua!

Profesori- Të lutem!

Studentja- Step by step!

Profesori- Po mirë! Më puth të thashë! Një puthje të kërkova!

Studentja- Step by step!

Profesori- Me vend! I kam shumë keq kto batutat. Ahhh.., puthe! Ti sa e puthe çimçakizi në klasë të parë… eh bab..!

Studentja- Mirë atere!

Profesori- Do hapet re, do hapet!

Studentja- Tashi, ça do marrim te shkolla ne?

Profesori- Hë!

Studentja- Ça do marrim te shkolla?

Profesori- Te sekretaria pastaj do takohemi prapë! Ec përpara ti te sekretaria! 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 18/09/2019 12:06

    Ky ka qen pedagogu jone per 2 vite dhe u befasova qe e ka ul veten kaq shum.... por u ndjeva shuum keq kur degjova qe permende emrat e disa pedagogeve te tjere te nderuar te cilet i ulte per nje parfum .... por jo ... ata jan pedagoget me te mire te cilet asnjehere se kan cenuar te drejten e nje studenti.... ata jan drita e arsimit shqiptar...... Zysh Anila , zysh Ardjana, profesor Ardiani e zysh Elona te cilen nuk e kish permend jane pedagoget me te drejte dhe nje shembull i mire per cdokend....ne nuk lejojme qe emri i tyre te perlyhet me llumin e ketyre qe e kan ul veten ne fund

    Përgjigju
  • Loti: 18/09/2019 11:21

    Fragmente nga jeta a nje mashkulli langaraq.

    Përgjigju
  • Arberi: 18/09/2019 10:38

    Këta njerëz ”edukator, pedagog, etj” duhet burgosur e languar përjetsisht nga arsimi dhe rinia...!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/09/2019 10:12

    Kjo eshte maskarada e shkollave te larta ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • ada: 18/09/2019 10:04

    plehra, as per mesues fillore nuk ka kapacitet jo me te behet me doktorature por thuaj rrofte pushteti i te vellait...

    Përgjigju
  • ana: 18/09/2019 08:55

    ky ka qene dhe ka per te mbetur gjithmone nje plehre

    Përgjigju
  • Miri: 18/09/2019 08:31

    Duhet varur e te mesojne dhe te tjeret

    Përgjigju
  • Dr profesor: 17/09/2019 23:41

    Turp shume turp per te ardhmen e femijave tane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë