SHKODËR- Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer, mes disa turistëve shqiptarë dhe pronarëve të bizneseve në Lumin e Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konfliktiT me mjete të forta. Pamjet tronditëse janë filmuar me telefon dhe shpërndarë në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së sotme, 24 korrik. Në pamje shihen disa burra, që qëllojnë njëri-tjetrin me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e përleshjes së dhunshme ku shihet se janë përdorur edhe shufra hekuri dhe sende të tjera të forta. Pamjet tregojnë momentet e tensionit, britma dhe dhunë. Dikush që filmon videon dëgjohet të thotë "o budall".
Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, ç’ka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.
Në Lumin e Shalës nuk ka shërbim policor ndaj dhe autoritetet po vonojnë për të dhënë informacion zyrtar rreth ngjarjes së rëndë, në kulmin e sezonit turistik.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.2%
-
Jo
76.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
14 Mars, 12:40
-
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, përfundojnë të dy në spital
13 Mars, 20:11
-
Plas sherri mes kunatave në Librazhd, njëra dhunon burrin e tjetrës, konflikti përfundon në Prokurori
13 Mars, 13:21
-
Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër
13 Mars, 10:29
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
Rritet numri i 'shtëpive të barit' në Shkodër, Task Forca kundër kultivimit të kanabisit: Mbi 1500 bimë të asgjësuara dhe 18 persona të referuar në prokurori
11 Mars, 15:51
-
Shkodër/ ‘Ushtari’ i Licëve i iku përsëri policisë, me vete kishte 2 armë, shokët ‘kyçin’ gojën në polici: Nuk e njohim, e morëm rastësisht në makinë
11 Mars, 11:08
-
Kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit protestë para SPAK, godasin me vezë godinën! Avokati: Kallëzimi për Fatmir Shpellzën, u vodhi pronën (VIDEO)
11 Mars, 10:18
-
AKU bllokoi 104 ton misër blegtoral të dyshuar me aflatoksinë, në magazinë u gjetën vetëm 9.5 ton! Gjobitet dhe kallëzohet penalisht kompania në Shkodër (EMRI)
10 Mars, 18:43
-
Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit zhvendosen para SPAK të mërkurën: Kemi depozituar kallëzimin e tretë, do të publikojmë emrat e përfshirë në falsifikimet e Fatmir Shpellzës!
10 Mars, 12:49
-
Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në Shkodër, 'ushtari' i Licëve i shpëton sërish policisë pasi qëlloi me armë! Nuk i ndaluan patrullës, në pranga dhe 2 shokët e tij (EMRAT)
10 Mars, 09:42
-
Sherr në mbledhjen e PD në Shkodër, 2 emrat e kandidatëve për kryetar zyrtarizohen mes konfrontimeve fizike
10 Mars, 07:44
po kush fitoi, turistet apo pronaret?
PërgjigjuTalibanizem jug veri qe nuk ndodh ne asnje vend tjter te botes. Shkaku mos zbatimi i ligjit dhe korupsioni galopant. Nese pronarit po i cenohen te drejtat duhej te lajmeroje policine qe duhet te jete e gatshme menjehere. Nese pronaret kane zaptuar territor, atehere duhej qe te ndeshkoheshin penalisht rende qe mos te guxonte njeri me. Kjo situate gjeneron dhune skandaloze dhe te papranueshme cdo dite. Turizmi i Rames eshte turizem i dhunes.
PërgjigjuShqiperia turistike me pronare neandertale nga veriu ne jug!
PërgjigjuCfare rrace e populli jemi?Ju lutem perzemersisht te me jepni nje shpjegim.Nuk e kam pare ne asnje vend te globit,as ne ato qe quhen vende te botes se trete…e tmerrshme. Fajin nuk e ka politika,eshte populli …
PërgjigjuKetu ku jam une jashte Shqiperise- kur zihen kercet kallashi. Jemi ende mire.
po si e keni kaq kollaj te pergjithesoni rastet e tila per gjithe popullin? a ju ben te ndiheni ndryshe nga gjithe shqiptaret e tjere kjo gje? s'paske pare ti ne asnje vend? po shif ne vendet perendimore ca bejne cdo nate jashte pub-eve e pergjitheso edhe ata si popull.thuaj shyqyr qe ndodhi kjo te merren masa po me vrape ne jemi kshu ne jemi ashtu pa pike lidhje a thua ju diferencon kjo nga shumica derrmuese qe ska lidhje me keshtu rastesh....
Kshu esht kur zbresin bishat nga shpellat. Nqs esht gje e perseritur do te thot qe atje ke frik me pi nji birr me teper se te hyjn ne dajak. Nuk e kan konceptin qe klienti ka te drejte
PërgjigjuI dashur atje nuk eshte problemi 1birre atje nuk te tolerojne shum po fillove te bohesh i forte te zbusin mire e mire