Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.
Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës.
Ndërkohë mësohet se ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.
Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 490 hektarë tokë.
Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.
Lajmi kryesor:
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
