Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy vëllezër. Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta pas jë sherri për motive pronësie. Vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda, 34 dhe 41 vjeç, janë konfliktuar për çështje pronësie me shtetasin Xhevahir Fikaj.
Pas sherrit për një tokë bujqësore Xhevahi Fikaj ka plagosur me sende të forta Lad Grudën, 34 vjeç dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri vëllain e të lënduarit, Igli Grudën, 41 vjeç. Të dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur për një tokë bujqësore të cilën Fikaj e kishte blerë më herët një personi, ndërsa vëllezërit kanë vendosur kufijtë e tyre në tokën që ishte e tij. Duke pretenduar se ishte e tyre dhe jo e personit që ja ka shitur Xhevahir Fikajt edhe pse ky i fundit dispononte dokumentet e tokës.
Pas ngjarjes policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Foto nga vendi i ngjarjes
ed rama ska leke, bankat jan bosh, edhe ja faturon popullit, qelbesira e qelbesirave
Përgjigju