Një 35- vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e “Karahases” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Milinda Trashani 35 vjeç është goditur nga plumbi qorr në kokë e për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 35- vjeçarja ka qenë duke i gatuar në kuzhinë foshnjës 9- mujashe kur është dëgjuar thyerja e xhamit të dhomës dhe më pas është gjetur e gjakosur në tokë nga bashkëshorti saj.

Më pas bashkëshorti i 35- vjeçares ka lajmëruar komshinjtë të cilët e kanë dërguar në urgjencë ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Me të marrë njoftimin forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas dëshmive edhe të komshinjve në momentin e plagosjes së 35- vjeçares përreth nuk është dëgjuar zhurmë arme ndërsa familja Trashani nuk ishte problematike apo të kishte konflikte me ndonjë person.

Nga ana tjetër sipas grupit hetimor predha e plumbit nuk ka goditur fillimisht 35- vjeçaren por ka bërë rikoshetë disa herë në kuzhinë më pas ka goditur Mailinda Trashanin.
Policia ka përjashtuar faktin se 35-vjecarja mund të jetë qëlluar me snajper nga në distancë e largët pasi predha ka qëlluar rrjetën përpara xhamit, çka vështirëson dallimin e ndonjë objektivi të mundshëm.




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)