Kultivonte kanabis dhe mbante tritol e armë në banesë, arrestohet 68-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

SHKODËR- Policia ka arrestuar mëngjesin e kësaj të hënë (18 shtator), 68-vjeçarin Gjon Marashi në Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike si dhe për fshehjen e tritolit në banesë.

Gjon Marashi kishte mbjellë rreth 120 bimë kanabisi, ndërsa në banesë kishte fshehur 1 automatik, 31 kallëpe tritol, 110 metër fitil zjarrpërcjellës si dhe 18 granata. Ai u kap në flagrancë nga blutë e Shkodrës, teksa po kujdesej për kanabisin që kishte kultivuar pranë banesës së tij në Shkodër.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

1695024128_armatimetshkoder.jpg

Sendet e sekuestruara në banesën e 68-vjeçarit 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim