SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës. Një i mitur 13-vjeç dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit Drin, teksa ishte duke u larë.
‘Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.’- njofton policia.
![]()
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)