Një aksident fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në Shkodër në lagjen Rus, ku një zjarrfikëse është përplasur me një makinë tip 'Ford'.  Zjarrfikësja ishte nisur drejt shuarjes së një vatre zjarri, por është përplasur me mjetin.

Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale por jo të lënduar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa sipas të dhënave të para mos respekti i shenjave të qarkullimit rrugore dhe shpejtësia janë bërë shkak i përplasjes.