Shkodër/ Po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm pakistanez, arrestohet 58-vjeçari

Shkodër/ Po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm pakistanez, arrestohet 58-vjeçari

Foto ilustruese

SHKODËR- Një 58-vjeçar me iniciale T.B., ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm pakistanez më qëllim që t’i ndihmonte të kalonin kufirin.

Ai u arrestua teksa ishte duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me një makinë tip  “Ford”, ku ndodheshin dhe 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.

58-vjeçari, banues në lagjen “Vojo Kushi”,në Shkodër, akuzohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar