Ja njoftimi i policisë
Shkodër, policia asgjeson 28.218 bimë të dyshuara Cannabis - Sattiva.
Më datë 29.06.2016 nga Policia e Shkodrës në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 28.218 (njëzet e tetëmijë e dyqind e tetëmbëdhjetë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis - Sattiva në Njësinë Administrative Pult Shkodër.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com