Shkodër, policia i kap në makinë me armë e drogë, 2 të arrestuar

Shkoder- Dy persona, një 18 dhe një 23 vjeçar u arrestuan sot në Shkodër pasi po qarkullonin me makinë nëpër qytet, me armë zjarri pistoletë dhe me lëndë narkotike.

Policia ndaloi për kontroll automjetin tip “Audi” në rrugën “Ethem Osmani”, me të cilin qarkullonin shtetasit Rikardo Veshi dhe Nikson Kodra

“Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte shtetasi R. V. dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi N. K”  informoi sot policia e Shkodrës.

Nikson Kodra 23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.   

Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të Kodrës dhe 2 celularë.  

Arrestimi i 18 vjeçarit Rikardo Veshi, banues në Vaun e Dejës dhe Nikson Kodrës banues në Shkodër u bë në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi merret në pyetje në SPAK

Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi merret në pyetje në SPAK