Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion anti- drogë, ndërsa ka arrestuar një shpërndarës kokaine në zonën e Pedonales.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga seksioni i krimëve të hapura në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, efektivët blu kanë arritur te zbulojnë një përson, i cili shiste kokaine pranë qëndres së qytetit.

Në prangat e policisë ka rënë shpërndarësi i lëndës narkotike Blerim Harusha, i cili kishte në posedim rreth 5 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë.
I riu është arrestuar në flagrancë në momentin e që po bëhej gati të tregtonte lëndën narkotike. 25 vjeçari ishte në vëzhgim prej disa ditësh ndërsa operacioni i policisë pasditen e së enjtes është kryesuar nga shefi i krimeve të komisariatit të Shkodrës Sajmir Rrustemi.

Në momentin e arrestimit 25- vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë, ndërsa menjëherë pas kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike kokaine e ndarë në 15 doza.
Sipasi policisë 25- vjeçari shpërndante lëndën narkotike në zonën e Pedonales pranë lokaleve të natës, ndërsa shitjen e kryente në  orët e vona të pasdites. Ndërkaq policia po merr në pyetje nëse në shitjen e dozave të kokaines ka bashkëpunuar me përsona të tjerë.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Pas kontrollit  në shtëpinë e të riut  janë gjetur edhe 105 doza të tjera kokainë.

Shefi i antidrogës në Shkodër, Dedin Gjetja është shprehur se po vijon  operacioni për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

[gallery]24152[/gallery]