Tritol makinës së policit në Shkodër, momenti kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës! Ende të paidentifikuar, ja dëmet (VIDEO)
Një punonjësi policie në Shkodër i është vendosur lënë plasëse në automjet. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër.
SHKODËR- Një punonjësi të Policisë Rrugore në Shkodër iu vendos tritol në automjet orët e para të mëngjesit të 19 qershorit 2024. Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës së policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës, ndërsa Report Tv solli pamjet e momentit kur dy autorët e maskuar, të veshur me mushama, afrohen pranë banesës. Në një moment, njëri prej tyre dallohet teksa hipën mbi kangjellat rrethuese të banesës për të vëzhguar nga brenda.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa siç shihet në pamje makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës dhe dëmet janë të konsiderueshme.
“Rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti”, njofton policia.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por identifikimi i dy autorëve ende nuk është bërë. Përballë banesës ka edhe një kamera sigurie në një shtyllë, që ka filmuar dy autorët që mund të çojë në identifikimin e tyre.
Burime nga grupi hetimor thanë se Selimaj, nuk ka konflikte dhe pista e vetme e hetimit është hakmarrje për shkak të detyrës. Ndërkohë vetë polici është shprehur se nuk kishte konflikte me njeri.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
Tritol makinës së policit në Shkodër, Report Tv sjell momentin kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar momentin kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës së policit në Shkodër.
Siç shuhet edhe në këto pamje, dy autorët janë të veshur me mushama she afrohen pranë banesës së efektivit të Rrugores, Kastriot Selimaj.
Makina ka qenë e parkuar në oborr dhe në video dallohet edhe kur një prej autorëve hipën mbi kangjella për të vëzhguar mirë zonën brenda shtëpisë.