Shkodër, pranga autorit tjetër të
vjedhjes së orës së Drejtorit të Postës

SHKODER- Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme të tre autorëve të vjedhjes së orës “Rolex” me vlerë 30 mijë euro, të drejtorit të Postës së Shkodrës, Shkelzen Berisha, është arrestuar edhe autori tjetër i ngjarjes.
 
Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Nikoll Pusi, 45 vjeç, pasi akuzohet si bashkëpunotor në grabitjen e Shkëlzen Berishës.
 
45-vjeçari Pusi, sipas policisë ka qenë në kërkim për disa vjedhje.
 
Ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme policia e Shkodrës ka mundur të kapë autorët e ngjarjes.
 
Drejtoria e Policisë së Shkodrës bëri të ditur, se mbremjen e djeshme janë arrestuar Balë Qarrica, 41 vjeç, Gëzim Doda, 31 vjeç dhe Petrit Pusi, 26 vjeç, pasi janë autorët e grabitjes me armë të zyrës së LSI-së në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2013.
 
Ora e dorës, është e përbërë prej floriri dhe prej 52 gurësh diamanti, dhe ka vlerën e 30 mijë eurove.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis

Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis