Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët

SHKODËR- Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është  goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.

Pas një hetimi disamujor policia ka konstatuar se këta 3 persona kishin mbjellë lëndë narkotike në një pyll në fshatin Lotaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar Policia ka sekuestruar 220 bimë narkotike, një qese me marjuanë dhe tre celularë.

24 vjeçari i arrestuar është identifikuar si Florjan Gilaj i cili ishte banues në Grudë të Re, ndërsa 2 bashkëpunëtorët janë identifikuar me inicialet A. G. dhe K. B.

Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në disa vende të qarkut Shkodër. Mbi këta tre persona rendojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të kryera në bashkëpunim.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë