Shkodër- Pas protestës së shoferëve të taksive ditën e djeshme, policia bashkiake dhe ajo e qarkullimit bëhen bashkë kundër informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.
Ku sipas drejtuesve të taksive, disa mjete, të cilat janë të palicensuara, punojnë me tarifa më të ulëta duke u marrë punën taksive të licensuara. Për këtë Policia bashkiake dhe ajo e qarkullimit do të bashkërendojnë planin e punës me qëllim ndëshkimin e kundravajtësve.
Ndërsa shefi i qarkullimit rrugor, Valmir Nikolli në lidhje me këtë problematikë u shpreh:
Prej një muaji do të vendoset plan masash per shërbimin taksi. Janë evidentuar rastet e transportit të paligjshëm dhe mjetet që përdoren. Vetëm për muajin prill 18 automjete janë ndëshkuar sipas kodit rrugor, por tashmë do përdoret dhe kodi penal, pasi është përfshirë dhe kodi penal.
Valmir Nikolli
Shif çfare Taksish krejt bojna bojna , nuk e din ku hipen , me ka hipen dhe ku do perfundosh !
PërgjigjuS'paska dal nisma Thurrje t'u qaj hallin "fukarenjve" te palicensuar qe bejne konkurrence te pandershme ne emer te "papunesise" dhe "varferise"?
Përgjigju