Shkodër, punëtorët e pastrimit dhe sindikatat në protestë: Duam kompaninë e vjetër (VIDEO)

Bashkimi i sindikatave të pavarura dega Shkodër dhe punonjësit e Shërbimit të Pastrimit kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.

Shkak është bërë ndërrimi i kompanisë së pastrimit, pasi për 22 vite ka qenë e njëjta kompani ndërsa tani është marrë nga kompani tjetër.

E gjithë kjo ka bërë që disa punonjës të kompanisë së vjetër të dalin në protestë duke pretenduar që janë larguar nga puna.

“Kërkojmë rikthimin në punë i firmës së vjetër, pasi i plotëson të gjitha nevojat e Bashkisë së Shkodrës. Firma është në proces gjyqësor. Duhet të rikthehen punonjësit në punë. Nuk lejohet në asnjë moment largimi i tyre nga puna.”-shprehet një prej protestuesve.

Një tjetër protestues thotë se kompania e re i ka ulur rrogën, pa asnjë arsye.

“40 vjet punë kamë aty. Kur kam shkuar aty, më kanë uluar pagën. Më thanë ik.”-shprehet ai.

“Jam sot pa punë. Ai që ka marrë tenderin nuk më ka futur shofer, por një njëri të vetin.”-ankohet një tjetër protestues.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loli: 09/11/2019 15:11

    O shofer ka 30 vjet qe luani teatra me nderrmarrjen e pastrimit ne shkoder qe eshte kthyer nje çiflik I militanteve te partise se krimit PDne.eshte normale qe pronari I ri do marri njerez te tije siç boni ish pronari yt militant. dhe I pa shkolluar me 4 vjeçare jo me 8 vjeçare dhe karrocier fermet o shofer me vjen keq po gjej nje pune tjeter,.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës