Shkodër, punonjëset e fasonerisë në protestë për kushtet e punës, administratori: Gati për bisedime

SHKODËR-Kushtet e punës kanë detyruar 300 gra që punojnë në një fasoneri të protestojnë ditën e sotme.

Disa prej grave që u ngritën në protestë u shprehën se drejtuesit e fasonerisë u kanë rritur normat, që i cilësojnë të papërballueshme, ndërsa paga që marrin nuk arrin as minimalen. ‘Paguhemi 4 mijë lekë të vjetra në ditë’ thotë njëra nga protestueset.

Pas protestës ka reaguar administratori i fasonerisë, Sandër Leqejza, i cili ka deklaruar se ‘nëse është problem i të gjithë punonjësve do të rishikohet. Jam gati për bisedime’.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve