Qëllohet me armë zjarri një makinë në lagjen Skënderbeg në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake kanë qenë dy mjete, ku njëra prej tyre ka hapur zjarr ndaj mjetit tjetër. Zjarri është hapur ndaj Taulant Pepaj, 30 vjeç, i cili fatmirësisht nuk ka mbetur i plagosur, por është larguar me mjetin që udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në afërsi të një pike karburanti, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari, banues në lagjen "Skenderbeg", Shkodër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja arme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.
Taulant Pepaj është një emër i njohur për policinë, ku në 2017, u arrestua pasi akuzohet për plagosjen me arme zjarri. Pepaj është arrestuar në 2017 për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.
Policia në vendin e ngjarjes
Taulant Pepaj, 30 vjeç, është qëlluar ditën e sotme me armë zjarri gjatë kohës që po udhëtonte me makinë, por fatmirësisht nuk është lënduar. Ai është një emër i njohur për policinë, ku në 2017, u arrestua pasi akuzohet për plagosjen me arme zjarri.
Pepaj, banues në Shkodër është arrestuar në 2017 për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Komente

