Shkodër, qëlloi shokun, gjykata le në burg 27-vjeçarin

Shkodër, qëlloi shokun, gjykata le në burg 27-vjeçarin

Autori i vrasjes së shokut të tij, Kristian Shkambi

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “Arrest me burg” për Kristian Shkambin, 27 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau me thikë në zemër shokun e tij, Kolë Fermosi, 28 vjeç. Sherri ka nisur për arsye banale në një lokal në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, ndërsa ata kanë dalë jashtë lokalit dhe në përplasje e sipër fizike, Shkambi ka nxjerrë thikën duke ia ngulur shokut të tij.

Përpara trupit gjykues të drejtuar nga Andri Ymeri, 27 vjecari ka pranuar krimin ndërkohe që sipas tij gjithçka ka qenë pas një konflikti të çastit. Edhe pse shokë me njëri-tjetrin, Kolë Fermosi, 28 vjeç mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë nga shtetasi Kristian Shkambi. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Viktima Kolë Fermosi dhe autori Kristian Shkambi mësohet se kanë qenë duke ndenjur në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë me radhë, në një lokal në fshat, ndërkohë nga sa mësohet dy të rinjtë nuk kanë qenë të shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë. Në momentin që ka mbërritur Policia, autori nuk ka bërë asnjë lloj rezistence, ndërkohe që ka shfaqur pendesë edhe gjatë marrjes në pyetje para oficerit të policisë.  


( Autori i vrasjes së shokut të tij,Kristian Shkambi dhe viktima,Kolë Fermosi )

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente