Shkodër/ Qëllon pas një sherri pronarin e lavazhit dhe armën e hedh në lumë, arrestohet 38-vjeçari (EMRAT)

Shkodër/ Qëllon pas një sherri pronarin e lavazhit dhe armën e hedh në lumë, arrestohet 38-vjeçari (EMRAT)

SHKODËR- Një 38-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një personi teksa ishte duke punuar në autolavazhin e tij.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton 38-vjeçari i identifikuar si Luan Lugaj ka pasur një sherr, për motive ende të paditura me Klodian Rrokun. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve, ku Lugaj ka qëlluar në drejtim të Rroku, teksa ky i fundit ishte duke punuar në lavazhin në pronësi të tij. Fatmirësisht Rroku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi nuk ka e prekur në asnjë pjesë të trupit. Uniformat blu kanë arritur që të arrestojnë shkodranin, teksa dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, ku po punohet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Mbi Lugaj rëndon akuza për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston