Shkodër- Kokainë e prostitucion në një klub nate/ Arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari, në kërkim pronari! Procedohet balerina(VIDEO)

SHKODËR- Një lokal nate në Shkodër i kthyer në strofull për përdorimin e kokainës dhe ushtrimin e prostitucionit ka rënë pre e kontrollit të policisë. Gjatë aksionit të policisë në bashkëpunim me forcat RENEA janë vënë në pranga menaxherët e lokalit Aldo Vruçaj 29-vjeç, Gasper Marku 27-vjeç të dy të arrestuar më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe këngëtari  Zamir Jakupi 57-vjeç.

Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i lokalit E. M., si dhe po hetohen në gjendje të lirë balerina e lokalit L. S., 31 vjeçe dhe një klient Ç. P., 33 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë përdorur ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni. 

Policia njofton se gjatë aksionit është sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celularë dhe dokumentacioni i lokalit ku ushtrohej ky aktivitet. 

"Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’, njofton policia.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 15/12/2019 14:07

    Hajdeni ne tr si pihet ne gjitha lokalet e nates

    Përgjigju
  • Ira: 15/12/2019 12:06

    Paska Shkodra clube nate????

    Përgjigju
    • Populli: 15/12/2019 17:39

      Po pra se na habiten,tallava mbase

  • Turi: 15/12/2019 11:07

    Kontrolloni tiranen ,,ketu shitet droga e madhe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër