Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh. Ndërkohë, ka nisur puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.
SHKODER-Zonat malore të kësaj bashkie janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore mund të kryhet vetëm me goma dimërore. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.
Ndërkohë, ka nisur puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje bllokoi edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Lidhur me situatën e krijuar nga bllokimi i aksit, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci bënë me dijë se rruga mund të jetë e kalueshme gjatë mbrëmjes së sotme.
'Aksi rrugor Theth-Ndërlysaj pritet të bëhet i aksesueshëm për automjetet deri në mbrëmje', tha ai.
Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.
Shkodër/ Reshjet e dëborës në zonat malore, qarkullimi i automjeteve vetëm me goma dimërore
Reshjet e dëborës, kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Drejtoria e Rajonit Verior në Shkodër, bënë me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
Sipas kësaj drejtorie, në Bashkinë Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash në aksin që lidh Thethin me Nderlysen. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.
Ne akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme.