SHKODËR- Një rast i kultivimit të kanabisit është goditur në Vaun e Dejës. Gjatë kontrolleve që janë ushtruar me dron nga uniformat blu është arritur të evidentohet një serë në fshatin Ashtë ku ishin kultivuar rreth 500 fidanë kanabisi në kubikë.
Për mbjelljen e kanabisit, kultivuesit kishin përdorur një tokë përgjatë bregut të lumit Drin, e cila ishte pronë publike. Deri më tani Policia e Shkodrës nuk ka rënë ende në gjurmët e kultivuesve.
Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Ndërkohë strukturat hetimore po vijojnë punën për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.