Shkodër – Sekuestrohen afro 3,5 kg marijuanë, arrestohen menaxherët e agjencive turistike

Pika e Kalimit Kufitar, Muriqan
SHKODËR, 10 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit të Shkodrës sekuestruan sot në mëngjes një sasi lënde narkotike në autobusin turistik të linjes Tiranë-Milano, ndërkohë që arrestuan dy persona.
Zëdhënësi i policisë se qarkut, Bardhyl Saliu, tha për ATSH-në se lënda narkotike është kapur në vendkalimin kufitar ne Muriqan, në autobuzin e linjës Tiranë - Milano, me targa ET 075 EG. Sipas tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pako të mbështjella me natriban me 3 kilogram e 425 gram lëndë narkotike marijuhanë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se shtetasi Viktor Ndoka ia kishte dhënë këto pako shtetasit Andrea Çakuli, në qytetin e Laçit për t'i dërguar në Itali. Forcat e policisë kufitare arrestuan në flagrancë shtetasin Andrea Çakuli, vjeç 25, banues në Tiranë, menaxher i një agjencie turistike dhe Viktor Ndoka, vjeç 38, banues në Laç, Kurbin, edhe ky menaxher i një agjencie turistike.
Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme. /a.ke/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet