Suporti ndaj bashkisë Shkodër ka qënë gjithmonë, ndërsa gjatë vitit 2018- të në këtë qytet do të kenë një sërë investimesh të rëndësishme nga qeveria shqiptare, por ajo çfarë kërkohet nga kjo bashki është bashkëpunimi.  Ka qënë kjo deklarata e zv/ kryeministres Senida Mesi, këtë të shtunë nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në një investim nga OSHEE- ja në zonën e Luguçesmës.

“Sigurisht për të patur bashkëpunim duhen dy palë dhe shpresojë që bashkia Shkodër të jetë po aq aktive dhe këmbëngulëse dhe aktive me plane konkrete që neve t’i suportojmë”-tha Mesi.

Mesi u ndal në shembuj konkret, në shumat e trasnfertave të pakushtëzuara, që sipas zv/ kryeministres bashkia e Shkodres është një nga përfituesit e mëdha, por këto fonde duhet të mirëmenaxhohen.

“Personalisht jam shumë e angazhuar dhe  shumë e hapur për të bashkëpunuar. Buxheti i vitit 2018 parashikon investime në bashkinë Shkodër, janë investime të mëdha në linjën e infrastrukturës rrugore si nga Velipojë nga Thethi dhe për t’i shfrytëzuar këto  pasur në dobi të qytetit”-vijojë Senida Mesi.

Investimi i bërë në zonën e Lugucezmes sipas Mesit është vetëm fillimi i investimeve në zonën e Shkodres.

“Investimi i cili zgjidh problematikat e 40 familjeve këtu. Shtrimin e kabllit dhe shtylla të reja dhe lidhje me 20 kilovoltshin për të minimizuar dhe për të tejkaluar këtë problematikë që kishte kjo zonë. Ky është vetëm fillimi që OSHEE do të investoojë në këtë zonë, por edhe në zona të tjera në të gjithë qytetin”-tha zëvëndëskryeministrja Mesi.

Zv/ kryeministrja Senida Mesi inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë zonë nga përfaqësuesit e OSHEE- së, investimi do të evitojë problematikat e ndërprerjes së energjisë elektrike për 40 familje.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com