Një shkëndijë elektrike dyshohet që të ketë qënë shkaku i djegies së një shtëpie në lagjën "3 herojt" të Shkodrës mbrëmjen e 27 korrikut 2023. Në shtëpi ndodhej vëtëm pronari i saj Gjovalin Ndoja, i cili për fat ka arritur të dal jashtë shtëpisë pa asnjë dëmtim.
Por për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësorë kronike është dërguar në spitalin e Shkodrës. Menjëherë në vendngjarjë kanë mbërritur ëdhë forcat zjarrfikësë të Shkodrës.
Flakët kanë rrezikuar të shpërndahen dhe të rrezikojnë banesa të tjera që gjendeshin ngjitur por fatmirësisht është parandaluar.
Nga sa mësohet shtëpia, pronë e Gjovalin Ndoja ishte e vjetër dhe e amortizuar, dhë në momentin e zjarrit ai ishte i vëtëm në banesë. Amortizimi i rrjetit elektrik dyshohet se ka qënë shkaku i shkëndijës eektrike e cila ka shkaktur më pas edhe djegien e shtëpisë.