Një episod i rëndë është shënuar pak net më parë në Shkodër, ku katër persona mbetën të lënduar pasi u goditën nga një automjet, që dyshohet se u drejtua qëllimisht në drejtim të tyre.

Gjithçka nisi pas një debati të çastit mes drejtuesit të mjetit dhe disa personave të tjerë. Situata më pas është përshkallëzuar në një konflikt fizik, ku shoferi raportohet se është goditur me grushte nga personat me të cilët ishte përfshirë në sherr.

Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka reaguar duke i goditur me makinë katër prej tyre. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi konfliktin dhe cili ka qenë motivi i saktë i ngjarjes