Shkodër- Një ngjarje dramatike ka ndodhur dje në Shkodër, ku shpërthimi i një bombole gazi për pak sa nuk ka shkaktuar edhe viktima.

Ngjaja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ndërsa sot (9 qershor), policia vendore dha edhe detajet e para.

“Dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në dy baraka banimi. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë edhe shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar nga shpërthimi, teksa vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes, nëse kanë munguar kushtet e sigurimit teknik tek bombola e gazit apo ka qenë pakujdesi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.