Shkoder - Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës në një pallat.
Gazetari i Shqiptarja.com informon se bëhet fjalë për shpërthim të një bombule gazi.
Deri më tani s’ka dëme dhe shpërthimi nuk ishte i fuqishëm.

Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policise
Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento
Komente

