SHKODER - Një sasi eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një banese në Shkodër.

Nga informacionet e para të policisë mësohet se ngjarja u shënua në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’.

"Në pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit Agim Uraj. 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale" informoi sot policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.